Albanisch

Në qendrën psiko-sociale për refugjatët „REFUGIO Thüringen“ vinë njerëz, të cilët janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre për shkak të luftës, përndjekjes politike, dhunës (me specifika gjinore) apo përjetime të tjera traumatike. Shumica e tyre këtu në Gjermani janë të rënduar përmes kujtimeve të përjetimeve apo rreziqeve në vendlindjen e tyre. Megjithëse përjetimet i takojnë së kaluarës, ato vuajnë nga rishfaqja e kujtimeve. Kjo çon në ndjesinë e tyre sikurse gjithçka po përjetohet përsëri. Në situata të veçanta ata mund të ndjejnë frikë dhe tërbim, rrahje të shpejta të zemrës ose ata kanë dhimbje koke dhe dhimbje te tjera truprore. Shpeshherë për shkak të këtyre dhimbjeve ata kanë qënë nën kujdesin e mjekëve, mirëpo  barnat nuk ju ndihmojnë gjithmonë. Disa refugjatë kanë gjithashtu përjetime të pagjumësisë ose të ëndërrave të këqija. Të gjithë këto simptoma të lartpërshkruara munden të jenë reagime normale ndaj ngjarjeve jonormale.

Në stafin tonë të REFUGIO Thüringen punojnë psikologë/e, të cilët ofrojnë ndihmë psiko-terapike. Punonjëset/it socialë japin këshillim, pra i mbështesin refugjatët në lidhje me procedurat e azilit apo leje-qëndrimit, me gjëndjen e banimit, me kontaktimin e Zyrës Sociale apo Zyrës për të Huaj si dhe në rast të pyetjeve mbi shëndetin, punën, fëmijët dhe shkollën. Ne gjithashtu ofrojmë këshillim mjeksorë, terapi trupore dhe terapi pwrmes artit në shkolla.

Tek REFUGIO Thüringen ne ofrojmë një atmosferë mirëbesuese,  ku mund të bashkëbisedohet për problemet aktuale apo përjetimet shqetësuese. Ne ju dëgjojmë, ofrojmë kohë dhe mirëkuptim. Ne ofrojmë të gjejmë sëbashku rrugët e  përballjes për t‘ia dalë nga kjo gjëndje.

Ju lutemi vini re, takimet janë të mundura vetëm kur paracaktohen. Punonjësit/et tona do të lajmërohen sapo të kenë vende të lira. Informacionet tuaja do të trajtohen në mënyrë të besueshme. Fatkeqësisht mund të zgjasë disa muaj deri tek takimi i parë duke qënë se ka një kërkesë të madhe për vendet e këshillimit dhe terapisë. Ju lutemi të na mirëkuptoni!

Na lajmëroni nëse i ndryshoni të dhënat e kontaktit dhe nëse gjëndja juaj shëndetësore përkeqësohet. Këshillimi dhe trajtimi është falas, shpenzimet e udhëtimit do të kompensohen. Gjithashtu ka edhe përkthyes/se të pranishëm. Këtu e gjeni formularin e regjistrimit. (Ju lutemi ta plotësoni formularin në Gjermanisht ose Anglisht.)

Kontakti
Lassallestraße 8
07743 Jena
Tel.: (03641) 22 62 81
Fax:  (03641) 23 81 98

Schillerstraße 44
99096 Erfurt
Tel.: (0361) 60 26 80 79
Fax:  (0361) 74 42 95 66

Të dhënat e kontaktit të punonjësëve i gjeni këtu.

A keni sugjerime ose kritika ndaj punës sonë ose ndonjërit prej punonjësëve? Informacionet tuaja do të trajtohen në mënyrë të besueshme dhe anonime. Faleminderit për feedback-un tuaj.

Ju lutemi të drejtoheni tek:
Telefon: 03641/ 226281
E-Mail: koordination@refugio-thueringen.de